Biletat në shitje, interes në Vlorë për Flamurtarin e ri

Sezoni i shkuar u mbyll me zhgënjim, por tre muaj shërbejnë si ilaç për të shëruar dhe kur ka një rindërtim me shpenzime po aq të mëdha sa në të shkuarën, të gjithë janë kuriozë të shohin si do të sillet Flamurtari i ri.

Të dielën në mbrëmje (19:45) Flamurtari do të presë Kukësin dhe është një ndeshje që ngjall interesim të madh për disa arsye. Është ndeshja hapëse e sezonit dhe në Shqipëri gjithnjë ndeshja e parë mbledh më shumë tifozë se zakonisht, pasi shihet “brumi” i ekipit të ri dhe a ia vlen të shpresosh.

Së dyti, në këto ditë të nxehta vere nuk ka më mirë se të kalosh dy orë në freski, në stadium, duke u lodhur nga kafenetë pa fund që kemi në Shqipëri.

Në fund, nuk duhet harruar rivaliteti Flamurtari-Kukësi, me vlonjatët që kanë kohë që nuk e mundin Kukësin dhe këtë radhë duan tre pikë me vlerë të shumëfishtë.

Për këtë arsye, që të shtunën paradite, prej orës 10, para stadiumit Flamurtari do të nisë shitja e biletave, me çmime të pranueshme.

700 lek për tribunën qendrore, vetëm 200 lek për tribunën përballë dhe për tifozerinë mike, justifikimet për të mos shkuar në stadium nuk duhet të ekzistojnë.

Flamurtari – Kukësi
E diel, date 26 Gusht 2018 ora 19:45

BILETAT
Tribuna Qendrore – 700 lekë
Tribuna A dhe B anësore – 400 lekë
Tribuna C , D dhe Miqtë – 200 lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online