“BILD” nxjerr lajmin e bujshëm, Çelsi derdh 50 milionë euro në arkat e Dortmundit

Gazeta më e shitur në gjemani “BILD”, ka nxjerrë ditën e djeshme lajmin se midis klubit të Dortmundit dhe Çelsit është arritur marrëveshja për shitjen e kartonit të 20-vjeçarit amerikan Kristian Pulisiç.

Sulmuesi i krahut do të kalojë në Angli në merkaton e verës, pasi drejtuesit e skuardrës gjermane nuk pranuan ta lëshonin lojtarin në janar, duka marrë parasysh garën ethshme për titull, që ata po zhvillojnë në Bundesligë me Bajernin e Mynihut.

Për shërbimet e amerikanit, raportohet se do të paguhet një shumë prej 50 milionë eurosh. Një vit më parë Pulisiç konsiderohej si i pashitshëm nga drejtuesit te Dortmundit, por dalja në skenë e talentit anglez Xhejdon Sanço dhe mospranimi i amerikanit për të firmosur një kontratë afat gjatë, bërë që ai të dilte nga planet e klubit verdhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online