Beteja e “Selman Stërmasit”, luhet Partizani-Skënderbeu

0

Dy pikë e ndajnë Partizanin me Skënderbeun dhe sot të kuqtë do të kërkojnë të shkëputen edhe më shumë në klasifikim. Luajnë në shtëpi, publiku i zjarrtë do të jetë në krahun e tyre dhe dëshira për ta fituar titullin është e madhe.

Trajneri Skënder Gega do të zbresë në fushë Partizanin e zakonshëm, atë që i ka habitur të gjithë këtë sezon. Nuk është vetëm Trashi, ndërkohë që kapiteni Alban Hoxha rikthehet në mbrojtje të kuadratit. Skema është ajo e njëjta: 4-2-3-1.

Dalje të shpejta me lojtarë teknikë, pa pika referimi. Pak a shumë këto janë armët e Partizanit, për të mos harruar prapavijën. Dy gola të pësuar në 9 javë kampionat. Skënderbeu ia ka realizuar njërin në javën e parë me penallti.

Nga ana tjetër Skënderbeu. U mungon Muzaka, një nga më të rëndësishmit në mesfushë. Krasniqi gjithashtu nuk është, por Oto Xhon ka treguar se mund ta udhëheqë ekipin e tij në sulm. Ndryshimet janë të detyruara. Guexh ka marrë një vend në mesfushë dhe pjesa tjetër është e njëjtë me ndeshjen e fundit kundër Kamzës.

Për disa javë korçarët kanë kryesuar kampionatin dhe kërkojnë të dalin sërish të parët. Nuk janë ekspertët e viteve të fundit, por ka shumë “uri” për të fituar. E garantuar është që të dyja ekipet do të japin maksimumin. Mbetet për t’u parë gjithçka në fushë…

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10

E hënë, më 29 tetor 2018, ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-SKËNDERBEU

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Guexh, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë:  Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Klajdi Kola
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.