Reali i Madridit ka zgjedhur Konten, detajet e emërimit

Reali i Madridit dhe Antonio Konte, një “martesë” për të nxjerrë klubin mbretëror nga makthi. Sipas dy gazetave spanjolle, “As” dhe “Marca”, trajneri italian është vetëm një hap larg emërimit në krye të stolit të skuadrës. Ai do të zëvendësojë Hulen Lopeteguin, që pas fillimit të tmerrshëm të sezonit, do të shkarkohet nga detyra këtë të hënë.

Sipas të përditshmes “As”, ish-trajneri i Italisë do të paraqitet në Madrid gjatë pasdites së të hënës. Konte do të kthehet nga pushimet në Egjipt, për t’iu përgjgijur thirrjes së Florentino Perez. Presidenti i Realit, duket se e preferon përpara Santiago Solarit, një emër i cili është “sponsorizuar” nga futbollistët. Zgjedhja për emërimin e Kontes duket se është bërë nga Perez. Nga ana e tij, tekniku ka besim se në orët në vazhdim do të arrijë të mbyllë përfundimisht edhe bashkëpunimin me Çelsin.

Shkarkimi nga detyra i Lopeteguit është i pashmangshëm. Pika që derdhi gotën ishte disfata me përmasa katastrofike në El Clasico përballë Barcelonës në “Kamp Nou”. Në anën tjetër, pasi të marrë detyrën e re, Antonio Konte mund të nisë punën me skuadrën në Melila, për të debutuar të mërkurën në Kupën e Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online