Besa pushim, programon miqësore me Flamurtarin

Besa është pushim këtë javë dhe shpreson që Bylisi kryesues të ndalet. Gjithsesi kavajasit nuk qëndrojnë pushim dhe kanë planifikuar të zhvillojnë një ndeshje miqësore, madje me Flamurtarin që garon në Superiore.

Një ndeshje që vlen shumë, duke pasur parasysh ndërprerjen e kampionatit prej sfidave që kombëtarja zhvilloi me Turqinë dhe Andorrën. Fundjavën e shkuar Besa u përball me Kastriotin në Superiore dhe fitoi me rezultatin 2-1. Sfida me skuadrën e Ilir Dajës do të zhvillohet nesër prej orës 15:00 në Vlorë.

Për SportEkspres.com, trajneri Gugash Magani deklaroi shkurtimisht: “Kemi punuar gjatë këtyre javëve për të ruajtur formën fizike të lojtarëve. Paralelisht kemi luajtur edhe ndeshje miqësore me skuadra të Superiores. Sot besoj se të gjithë në skuadrën e Besës janë të gatshëm për sfidat në vazhdim”. Në javën e 20-të Besa fitoi me Lushnjën, ndërkohë që në javën e 22-të do të ndeshet me Orikun në transfertë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *