Huan Bernat ishte pranë transferimit tek ekipi i PSG. Francezët kishin arritur akordin me Bajernin e Mynihut për të transferuar mbrojtësin e majtë në kryeqytetin francez, por 25-vjeçari ka refuzuar kalimin në Francë.
Ai dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe Atletiko e Madridit shihet si destinacioni i tij i ardhshëm. Spanjollët interesohen për të për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes duke llogaritur vendimin e Felipe Luis për t’u larguar. Një interesim i tillë i pëlqen dhe vetë Bernatit, i cili është gati për t’u rikthyer në La Liga mbas 4 vitesh.
Bernat ka zhvilluar 75 ndeshje dhe ka shënuar tre gola me ekipin bavarez, ndërsa numëron dhe një gol të shënuar në 7 ndeshje me kombëtaren e Spanjës.