Nuk mjafton koreani, Partizani merr një nigerian nga Shkëndija

Partizani nuk e ka mbyllur merkaton dhe së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e një mbrojtësi të majtë. Nigeriani Alma Abo Uakili ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe nesër vihet nën urdhrat e trajneri Skënder Gega. I riu vjet ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por nuk është se ka luajtur shumë. Tashmë nis një aventurë me Partizanin në Superiore.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nigerian Alma Abo Uakili. 21-vjeçari i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Uakili i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë do ti bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore”, njofton klubi i Partizanit.

Veç Kalarit që ka mbetur në ekip, pak ditë më parë u zyrtarizuar edhe So Hyon-Uk, koreano veriori i ardhur nga Bosnja. Kështu për linjën e majtë të mbrojtjes të kuqtë nuk kanë nevojë për ndërhyrje të tjera, plus që në raste emergjence edhe Lorenc Trashi mund të aktivizohet në linjën e majtë të prapavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online