“Bernabeu” i mallkuar për Gareth Bejl, thuajse 6 muaj pa shënuar

0

Gareth Bejl nuk po kalon një moment të mirë te Real Madrid. Uellsiani ka humbur vendin në formacionin titullar ndaj spanjollit Lukas Vaskez, ndërsa tifozët nuk po i japin trajtimin ideal duke fishkëllyer në shenjë proteste herë pas here.

Në takimin e djeshëm kundër Ajaksit, Bejl u fut si rezervë, por nuk mundi të ndryshonte fatin e takimit edhe pse pati dy raste të mira për shënim i vetëm përballë portierit Onana. Golat në “Santiago Bernabeu” janë kthyer në një makth për 29-vjeçarin.

Goli i fundit i Bejl në “fortesën” e Real Madrid daton thuajse gjashtë muaj më parë, më datë 19 shtator, ku uellsiani ndëshkoi Romën e Di Françeskos. Statistika bëhet akoma më e pabesueshme për faktin se që prej asaj date në “Santiago Bernabeu” kanë shënuar 37 lojtarë të ndryshëm. Të shohim edhe sa do të rritet ky numër para se mëngjarashi të gjejë sërish rrugën e rrjetës në Madrid.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.