Etrit Berisha mori mundësinë e tij tek Atalanta dhe e shfrytëzoi në maksimum. Portieri i kombëtares u rikthye titullar në ndeshjen që skuadra nga Bergamo fitoi 3-0 kundër Parmës. Vlerësimet për të pas ndeshjes ishin pozitive.
Vetë trajneri Gasperini e kishte paralajmëruar në konferencë për shtyp se do t’i jepte mundësinë Berishës, pasi Golini luajti titullar në disa takime radhazi. Mbetet për t’u parë nëse Berisha do të vijojë të luajë në vazhdimësi.
Sa i takon Berat Gjimshitit, për të ndaj Parmës nuk pati asnjë minutë. Mbrojtësi 25-vjeçar nuk luan prej 2 shtatorit në kampionat. Ai është aktivizuar vetëm në tre ndeshje si titullar dhe tanimë po qëndron në stol duke pritur mundësinë e tij.