Berisha dhe Kryeziu: Luajmë për njëri-tjetrin, në Prishtinë i hapim probleme çdokujt

Valon Berisha foli për mikrofonin e “Supersport” pas fitores historike ndaj Azerbajxhanit. Mesfushori i rritur në Norvegji u kthye pas në kohë në momentin kur zgjodhi të vishte fanellën e Kosovës, si dhe foli për atmosferën e mirë që mbizotëron në skuadër.

“Kur e kam pasur mundësinë që të zgjedh Kosovën, nuk e kam menduar dy herë. Jam i lumtur që luaj për shtetin tim”.

“Emocionet janë shumë të mira kur luajmë në Prishtinë. Atmosfera ka qenë shumë e mirë, Grupi po punon shumë mirë me njëri-tjetrin. Asnjëri nuk po luan për vetveten, po luajmë për njëri-tjetrin”, u shpreh mesfushori i Lazios.

Hekuran Kryeziu ishte një protagonist tjetër i sfidës së sotme. Mesfushori, i cili aktivizohet me Zyrihun në kampionatin zviceran tha se tani Kosova do të përballet më kundërshtarë të një niveli shumë më të lartë, por ai beson se në Prishtinë “dardanët” mund t’i hapin probleme çdo skuadre.

EUROPIANI – “Nuk kemi pasur kundërshtarë dhe aq të fortë me gjithë respektin që kam për ata. Kualifikimet e tjera do të jenë shumë më të vështira. Gjithsesi jam i sigurt se këtu në Prishtinë do t’i bëjmë të vështirë çdo skuadre”.

“Nuk e pritëm që të shënonim në minutën e dytë. Ndeshja na u lehtësua jashtëzakonisht shumë. Ishim vendas dhe kishim publikun me anën tonë e kishim për detyrim që të sulmonim që nga minuta e parë”.
“Besoj se në Prishtinë do t’i hapim probleme çdo kundërshtari. Por, e kemi parë që në ndeshjet në transfertë si ç’na ndodhi në Ishujt Faroe ose Azerbajxhan. Ndeshjet e ardhshme do të jenë akoma më të vështira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online