Benitez vrer ndaj zikaltërve: Kutinjo? Tek Interi nuk e kuptonin!

Rafael Benitez është një ndër trajnerët më të njohur në botën e futbollit, me spanjollin që ka drejtuar ekipe si Liverpuli, Çelsi, Reali i Madridit, si dhe Interi. Pikërisht për periudhën e tij te këta të fundit, trajneri ka folur së fundmi.

Benitez ka zbuluar se në kohën kur firmosi me zikaltrit në vitin 2010 i bënë shumë premtime, por asnjë nuk u përmbush. Gjithashtu, ai diskutoi edhe mbi Filipe Kutinjon, ku deklaroi se nuk e kuptonin që një lojtari si Kutinjo duhet t’i jepnin me patjetër hapësira.

“Kur erdha te Interi më bënë shumë premtime për sa i përket merkatos, por askush nuk erdhi. Kutinjo? Disa nuk arrinin ta kuptonin që për një lojtar si ai duhet të krijonim hapësira. Në atë kohë Kutinjo ishte vetëm 18 vjeç.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *