VIDEO | Dramë në Portugali, Porto humb titullin brenda pesë minutash!

0

Dramë në Portugali, më saktë dramë për Porton! “Dragonjtë” kanë shkatërruar të gjithë sezonin për vetëm pesë minuta, teksa në transfertë ndaj Rio Aves, duket se i kanë dhënë fund çdo shprese për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi.

Jasin Brahimi i dha avantazhin fillimisht Portos në minutën e 18-të, me alegjerianin që u gjend i lirë në zonë dhe goditi saktë me kokë.

Katër minuta më vonë, ishte Musa Marega, i cili dyfishoi shifrat, duke dhënë idenë e një ndeshje të mbyllur për Porton.

Gjithsesi, në minutën e 85-të vendasit e Rio Aves u zgjuan, duke shënuar me anë të Nuno Santos, i cili mposhti Kasijas me një parabël.

Pesë minuta më vonë, konkretisht në minutën e 90-të erdhi edhe rrufeja në qiell të hapur për Porton. Rio Ave baraspeshon gjithçka me anë të Ronan dhe në kampin e miqve nuk i besojnë syve.

Mbyllet gjithçka në barazim 2-2 dhe Porto tashmë është vetëm një pikë mbi Benfikën, me këta të fundit që kanë një ndeshje për të zhvilluar, atë të mbrëmjes së nesërme ndaj Bragës në transfertë. Benfikën do ta kënaqte dhe një barazim, pasi në ndeshje direkte ka triumfuar ndaj “Dragonjve”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.