Sindrit Guri e filloi në mënyrë perfekte sezonin e ri, teksa realizoi një dopietë në fitoren 3 – 1 të Ostendes ndaj Cercle Bruzh. Vitin e kaluar sulmuesi shkodran ishte zgjedhje e dytë ose e tretë pas emrave si Zivkoviç ose De Suter, por tanimë të dy këta lojtarë janë larguar.
Megjithatë, te Ostende kanë menduar për të shtuar konkurrencën në sulm. Mediet belge raportojnë se klubi belg ka arritur akordin me Zulte Varegen për huazimin 1-vjeçar të sulmuesit nga Guinea, Idrisa Syla.
Futbollisti afrikan do të jetë rivali kryesor i Gurit për një vend në formacioni titullar te skuadra belge. Syla, 28 vjeç, ka një ”CV” interesante me eksperienca të mëparshme në ekipe si Anderleht dhe anglezët e QPR.