Bejl: Uellsi skuadër e madhe, ia dalim dhe pa Ramsejn

Ylli i Realit të Madridit, Gareth Bejl është kritikuar shpeshherë disa vite më parë, pasi kur luante me Totenhemi, kishte mundësinë të zgjidhte Anglinë, por zgjodhi të përfaqëojë Uellsin. Që nga ajo kohë, tifozët e “Tre Luanëve” e kanë kritikuar vazhdimisht.

Gjithsesi, Bejl vazhdon të japë maksimumin për Uellsin, madje në “Euro2016”, i çoi deri në gjysmëfinale, aty ku u eliminuan nga fituesit e kompeticionit, Portugalia. Tashmë, Uellsi ka mundësinë të arrijë sërish në Europian dhe për në “Euro2020”, Bejl është shumë optimist. Pavarësisht se kanë humbur shërbimet e Aron Ramsej për ndeshjet kualfikuese, Bejl është i bindur se Uellsi do të arrijë të kualifikohet dhe do të bëjë më mirë se edicionin e shkuar:

“Europiani është kompeticioni i duhur për Uellsin. Askush nuk na dha mundësi në “Euro2016”, por i befasuam dhe treguam se jemi skuadër e madhe. Aron është një lojtar shumë i rëndësishëm për lojën tonë dhe ka një eksperiencë të jashtëzakoshme, megjithatë ne vazhdojmë dhe pa të. Do të bëjmë maksimumin që të përsërisim, pse jo dhe të bëjmë mirë se në edicionin e shkuar”, tha ylli i Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online