Garet Bejl ka shkaktuar shumë debate. Siç raportohet nga mediet spanjolle, edhe lojtarët e ekipit kanë hapur një debat në lidhje me largimin e uellsianit. Aktori kryesor është Serxho Ramos. Kapiteni është krah klubit. Këtë vendim ai e arsyeton me sjelljen jokorrekte të Bejl në stërvitje dhe mungesën e vëmendjes për futbollin.
Bejl harxhon tmerrësidht shumë kohë duke luajtur golf dhe kjo sipas Ramos, nuk është asgjë normale sepse pasohet nga humbja e vëmendjes ndaj klubit të tij. Mbrojtësit i bashkohet edhe Benzema, që duke parë marrëdhëniet e mira të tij me Zidan nuk ka sesi të ndodhë ndryshe.
Në kampin tjetër është Luka Modriç. Kroati nuk del kundër klubit, por mendon se uellsiani duhet të ishte trajtuar më denjësisht pas gjithë asaj që ka dhënë për atë fanellë. Gjithashtu, mesfushori ka idenë se Zidan mund të zgjidhte fjalë më të buta për të shpjeguar situatën e Bejl për mediet. Përtej gjithë kësaj uellsiani është drejt largimit.