“Koha e Hysajt te Napoli mbaroi, ja pse nuk u transferua tek Atletiko”

E ardhmja e Elseid Hysajt është më larg sesa afër Napolit. Mbrojtësi shkodran ka edhe dy vite kontratë me nënkampionët e Italisë dhe është gati të provojë një aventurë të re.

Diçka të tillë e konfirmon Mario Xhufredi. Në një prononcim për “Radio Marte”, agjenti i 25-vjeçarit shpjegon situatën e Hysajt dhe i kërkon në mënyrë indirekte klubit që t’i ulë pretendimet për shqiptarin.

Nuk besoj se Hysaj do të qëndrojë te Napoli, edhe pse do të flas në fillim me Ançelotin dhe Xhuntolin (drejtori sportiv). Do të punojmë deri në fund për t’i gjetur një klub tjetër, sepse Napoli ka 5 anësorë krahu. Koha e tij këtu ka mbaruar.

Ai vjen nga një sezon aspak brilant dhe disa shifra të tregut të sotëm duhen rishikuar. Nuk dua të flas për çmimin e kartonit të tij, ajo pjesë i takon Napolit. Klubi duhet ta ketë të qartë që lojtari dihet të largohet, për të mos patur më shumë probleme në të ardhmen.

Atletiko Madrid e pëlqente, negociuam rreth një muaj, por oferta e spanjollëve ishte më e ulët se kërkesa e Napolit dhe Atletiko vendosi të investonte te Tripier. Ka klube të tjera në valle, por po presim të bëjnë një hap para”, përfundon agjenti i Elseid Hysajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online