Çështja e Garet Bejl shqetëson Realin e Madridit dhe po jep pasoja negative në ekip. Zinedin Zidan nuk e sheh pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm dhe kërkon largimin e tij, por uellsiani as që ka ndërmend të lëvizë.
Ai ka edhe tre vite kontratë me “Los Blancos” dhe dëshiron të respektojë kontratën deri në fund. Gjatë këtyre ditëve u përfol për një ndarje në dy kampe te Reali: grupi i Sergio Ramos që janë kundër Bejl dhe grupi i Luka Modriç që janë pro tij dhe kërkojnë më shumë respekt për të.
Dëmtimi i Marko Asensios, i cili theu ligamentin e gjurit dhe humbi sezonin, e ka bërë të domosdoshme qëndrimin e Bejl në ekip. Zidan nuk heq dorë nga kokëfortësia e tij dhe ka patur një debat të zjarrtë më Luka Modriç.
Don Balon raporton se trajneri francez dhe fituesi i “Topit të Artë” nuk janë kursyer përballë njëri-tjetrit, madje ka patur edhe ngritje tonesh. Tema ka qenë sulmuesi 30-vjeçar: Zidan insiston në largimin e tij nga ekipi, ndërsa mesfushori kroat mendon ndryshe, sidomos tani pas dëmtimit të Asensios.
Dëmtim ka pësuar edhe Ferland Mendi. Mbrojtësi francez erdhi këtë verë nga Lioni, por do duhet të presë për debutimin zyrtar me “merengues”. 24-vjeçari ka patur probleme në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë pushim të paktën një muaj.