“Bëj si them unë, jo si bëj unë”, katalanasi mesazh për De Ligt

Xhasper Cilesen është i zhgënjyer në Barcelonë. Portieri nuk ka arritur të zërë një vend titullari me Ter Shtegen, që me paraqitjet e tij e ka ngjitur veten në një prej tre portierëve më të mirë në botë. Kështu holandezi dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Këtë ai e ka pohuar vetë, ku shprehet se duhet të gjejë një ekip, ku mund të luajë më shumë.

Megjithatë ai ka një këshillë të veçantë për talentin e Ajaksit, Matijs De Ligt. Me atë që thotë portieri i kombëtares holandeze, vihet plotësisht në praktikë shprehja “bej si them unë, por mos bëj si thëm unë”. Cilesen këshillon bashkëkombasin e tij të transferohet të Barcelona, pasi ata janë klubi ideal.

“Pasi të mbarojë sezoni së pari do të shkoj me pushime e më pas do të shoh për t’u transferuar në një ekip, ku kam më shumë mundësi të luaj. De Ligtit do i thoja të transferohet të Barça. Në fakt kush nuk do donte të luante këtu? Nëse një lojtar ka shansin të transferohet në ‘Cam Nou’, mendoj se kjo është edhe dëshira e tij”, u shpreh portieri i Barçes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online