Befason Kamza, tenton dy lojtarë të Kukësit

Kamza nuk e ka mbyllur merkaton. I fundit që ka nënshkruar është sulmuesi anësor Niko Zisi. Anësori i Bylisit ka firmosur për tre vite, ndërkohë që për repartin e avancuar pritet të mbërrijë edhe Sebino Plaku. Ky i fundit kishte nënshkruar me Kukësin për ndeshjet e Europës dhe tanimë del lojtar i lirë.

Plaku pritet të rikthehet te Kamza, ku vjet spikati dhe ishte kapiteni i skuadrës. Shiriti e pret sërish sulmuesin, i cili nuk do të je të i vetmi që do të ndjekë rrugën nga Kukësi te skuadra periferike e kryeqytetit.

Por ka edhe një surprizë: Stivi Frashëri. Kamza kërkon edhe një portier tjetër dhe sipas “Supersport” po punohet për t’ia marrë Kukësit. Portieri korçar nuk po kalon një moment të mirë te Kukësi, teksa është gjobitur pas penalltisë së shkaktuar ndaj Karabakut.

Në ndeshjen e fundit kundër Torpedos ai nuk u aktivizua dhe në klub thonë se Frashëri ka pasur një dëmtim në gju. Gjithsesi vetë lojtari mund të sqarojë gjithçka vetë në të ardhmen. Mundësitë për t’u larguar nga Kukësi janë të mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *