Guardiola i besoi që 17-vjeç, ish-talenti i Bajernit përfundon në Serie B

0

Të ardhmes në futboll nuk i dihet asnjëherë. Në jo pak raste, lojtarë të shumtë kanë përfunduar në një kohë të shkurtër nga majat e futbollit Botëror në kategoritë më të ulëta. I tillë mund të quhet dhe rasti i Xhanluka Gaudinos, talenti i akademisë së Bajernit, i cili debutoi me bavarezët në moshën 17-vjeçare kur nën drejtimin e kampionëve të Gjermanisë ishte Pep Guardiola.

Katër vite më vonë, karriera e Gaudinos ka marrë një rrugë që pak vetë do ta mendonin. Një transferim te Kievo rezultoi një lëvizje shumë e gabuar për mesfushorin, tanimë 21-vjeç. Gjatë gjithë sezonit të shkuar Gaudino është aktivizuar vetëm dy herë.

Së fundmi, mediet italiane rapotojnë se futbollisti italo-gjerman do të tentojë të ringjallë karrierën e tij në Serie B, ku do të luajë për skuadrën e Livornos. Klubi i ri i Gaudinos sapo është kthyer në kategorinë e dytë të futbollit italian, dhe ka si synim mbijetesën. Një hap tjetër fals do të ishte një “dënim me vdekje” për karrierën e lojtarit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.