Befason Jurgen Klop: Gafa e Alison? Shumë i lumtur që ndodhi!

Liverpul korri fitoren e katërt rresht në Premier Ligë përballë Lester Siti në transfertë me rezultatin 1-2, por Alison Beker bëri një gabim që për pak sa nuk rezultoi fatal. Vendasit shfrytëzuan gafën e portierit të Liverpulin dhe shënuan duke rihapur ndeshjen, por djemtë e Klopit menaxhuan rezultatin dhe arritën të marrin tre pikët.

Gabimet janë normale, por e rëndësishme është t’i marrësh me filozofi dhe diçka të tillë ka bërë trajneri i të kuqve. Jurgen Klop, përveç cilësive si trajner ka vlera si njeri dhe lojtarët e tij e vlerësojnë shumë. Ai motivon ekipin në mënyrë perfekte dhe mjafton të flasë pak për të larguar tensionin dhe mendimet negative në skuadër.

Minjolet, Karius dhe tashmë Alison Beker. Gafat e portierëve të Liverpulit janë të shumta, por trajneri i Liverpulit është inteligjent dhe arrin të mbrojë lojtarët e tij, në stilin e tij. Në një prononcim për “Daily Mail”, trajneri gjerman ka befasuar me deklaratën e dhënë për gafën e gardianit të portës.

“Nëse duhet të jem i ndershëm, mund të them që jam shumë i lumtur me gabimin e Alison. Jam i lumtur që gabimi erdhi kaq shpejt, sepse do të kalonim kohën duke pritur për një gabim të tillë…Është një gabim i rëndë, por jam i kënaqur me reagimin e tij. Nëse sulmuesit kundërshtarë arrijnë të bëjnë presion te portieri ynë do të thotë që një lojtar tjetër i joni do të jetë i lirë dhe do të ketë hapësira. Të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe nëse pasojmë topin mbrapa në një moment të gabuar, atëherë është një problem i joni”, përfundon Jurgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online