Emerson është një ish-mesfushor, i cili u bë i famshëm te Bajer Leverkuzeni në vitet 2000, edhe pse kishte “shpërthyer” te Gremio, ekip me të cilin fitoi një kampionat, dy kupa dhe kupën Libertadores.
Braziliani la “Aspirinat” në vitin 2000 për t’u transferuar te Roma, aty ku qëndroi katër sezone dhe fitoi një titull kampion dhe një Superkupë Italie, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë në rolin e tij për një farë periudhe.
Më pas erdhi transferimi te Juventusi, Reali i Madridit, Milani dhe rikthimi në Brazil te Santosi. 42 vjeçari ka folur për “MC Sport”, aty ku tregon të vetmin ekip që mund të konkurrojë me Juventusin në kampionatin italian.
“Sipas mendimit tim, Roma është e vetmja skuadër që mund të luajë në nivelin e Juventusit në kampionat. Verdhekuqtë mund të bëjnë gjithçka, madje edhe të përjetojnë një sezon aspak pozitiv si ky i sivjetshmi”, thekson braziliani 42-vjeçar.