Befason Deshamp, lë jashtë liste dy yjet e Premier League

Didier Deshamp vazhdon të habisë me zgjedhjet e tij. Ditën e sotme trajneri i kampionëve të botës zbuloi listën me 24 lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Bie në sy lënia jashtë e emrave si sulmuesi Aleksandër Lakazet dhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Aimerik Laport, ndërsa është rikthyer mesfushor i Totenhem Musa Sisoko dhe sulmuesi i Sevijës, Uizam Ben Jeder. Një ftesë e parë ka ardhur për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Klement Longle.

PORTIERË: Hugo Loris (Totenhem), Benzhamin Lekomt (Montpelie), Alfons Areola (PSG), Majk Menjan (Lil)

MBROJTËS: Ferland Mendi (Lion), Lukas Dinj (Everton), Klement Longle (Barcelona), Samuel Umtiti (Barcelona), Rafael Varan (Real Madrid), Kurt Zuma (Everton), Leo Dubua (Lion), Benzhamin Pavard (Bajern Mynih)

MESFUSHORË – Pol Pogba (Man Utd), Tangi Ndombele (Lion), Ngolo Kante (Çelsi), Blez Matuidi (Juventus), Musa Sisoko (Totenhem)

SULMUES – Olivier Zhiru (Çelsi), Kilian Mbape (PSG), Kingsli Koman (Bajern Mynih), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Florian Tovin (Marsej), Uizam Ben Jeder (Sevija), Tomas Lemar (Atletiko Madrid)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *