“Froni” i Superligës zvicerane i përket Jang Bojsit prej dy sezonesh. Në Bazel nuk e kanë të lehtë ta pranojnë këtë realitet dhe gjatë kësaj vere skuadra do të përforcohet në çdo repart të saj.
Sipas “Blick” emri i parë në listën e kërkesave të Bazelit është Pajtim Kasami. Futbollisti me origjinë nga Struga zhvilloi një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Sionit, ku shënoi 8 gola dhe po aq asiste.
Për të bërë të mundur transferimin e 27-vjeçarit Bazeli është i gatshëm që përveç parave të ofrojë dhe kartonin e mesfushorit Sere Die, një lojtar që të Sioni e njohin mirë.