Nadal nuk di të ndalet, fiton për 12-ën herë “Roland Garros”

Rafael Nadal ka fituar për 12-ën herë turneun Grand Slam, “Roland Garros”. Në finale 33-vjeçari u përball sërish me kundërshtarin e vitit të kaluar, austriakun Dominik Tim, i cili mposhti në gjysmëfinale serbin Novak Xhokoviç.

Nadal e filloi mirë duke marrë setin e parë. Tim u përgjigj duke fituar të dytin, por në dy setet e radhës spanjolli tregoi se për momentin nuk njeh konkurrencë në fushat me dhe duke e mbyllur duelin me rezultatin e përgjithshëm i finales ishte 6 – 3, 5 – 7, 6 – 1, 6 – 1.

Ky është trofeu i 18-të Grand Slam për Nadal, vetëm dy më pak se rekordmeni dhe rivali i tij i përjetshëm Roxher Federer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online