Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer foli menjëherë pas ndeshjes kundër Totenhamit, ku u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën sesi luajti skuadra e tij.
Solskjaer tha dhe një batutë për portierin De Gea, i cili ishte fantastik në takimin kundër “Gjelave” londinez. Në fjalën e tij, trajneri norvegjez tha:
“Rezultati ishte fantastik, të vish në fushën e Totenhamit dhe të fitosh nuk është aspak e lehtë. Të gjithë luajtën në mënyrë të shkëlqyer sot. De Gea? Na lejohet të kemi një portier të madh.
Rashford dhe Marsial ishin të pabesueshëm, i dhanë shumë skuadrës në repartin sulmues. Totenhami ka lojtarë që të ndëshkojnë në çdo moment të ndeshjes dhe duhej të ishim shumë të kujdesshëm.
Pogba luajti mirë, po ashtu dhe Lingard. E gjithë skuadra luajti në mënyrë të shkëlqyer dhe ishin fantastikë”,- përfundoi Solskjaer.