Bartomeu: Nejmar nuk është si Mesi, Barça nuk është e sheikëve

Presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, ka marrë pjesë në Kongresin e 38-të Botëror të “Penyes”, që mbledh çdo vit 1000 përfaqësues të zgjedhur të tifozerisë blaugrana.

Bartomeu në diskutimin e tij natyrisht u ndal te çështja Nejmar: “Dua të flas për të ardhmen. Nejmar ka qenë pjesë e kësaj skuadre, por tani i përket së shkuarës. Vendimi ishte i tij, iku edhe pse bëmë gjithçka që të qëndronte. Ka një kufi për gjithçka, asnjë lojtar nuk vjen para Barcelonës. Jemi klub me 118 vite histori, me më shumë se 140 mijë ortakë: Barça është e jona, jo e një sheiku apo oligarku”.

Bartomeu ka krahasuar Nejmarin me një nga simbolet e klubit, Mesin: “Besnikëria e Mesit duhet të jetë një shembull, ashtu si ajo e Iniestës. Nejmarit ia rritëm klauzolën sepse e kuptuam që mund të largohej. Për ne ishte gjithçka në rregull, ikte apo qëndronte, por mënyra si u largua nuk ishte e mirë dhe lojtarët tanë nuk sillen ashtu”.

Bartomeu premton blerje: “Kemi arkëtuar 222 milionë euro, do t’i administrojmë me maturi. Do të blejmë lojtarë dhe klubi është shumë mirë ekonomikisht. Borxhi ka zbritur në 247 milionë, kemi mbyllur marrëveshje komerciale me Rakuten e Nike dhe jemi klubi më i pasur në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online