Nga Kamara…te Kamara, Besëlidhja “Made in Guinea”

Turadi që ka luajtur më parë te Luzi 2008 e Besa është gati që të bëhet lider në Lezhë

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja nën drejtimin e trajnerit të ri lezhjan Anteu Pepaj po stërvitet intensivisht, në kuadër të fazës përgatitore për llogari të sezonit të ri futbollistik që pritet të startojë nga mesi i shtatorit. Ndryshe nga sezonet e tjera, Besëlidhja në përbërje të sajë dot ketë shumë futbollistë lezhjan. Edhe për sezonin e ri, Besëlidhja si objektiv ka vendosur ngjitjen në Superiore, ndaj për këtë po punon që tani.
TITULLARËT – Nga titullarët që mbyllën sezonin, deri më tani janë rikthyer tre syresh, Samet Hepaj, Elson Demi dhe Edison Ndreca, ndërsa stërvitës i portierëve është afruar krutani Dash Hasani. Testin e parë në këtë fazë përgatitore, Besëlidhja e zhvilloi në shtëpi ndaj Tërbunit që do e ketë edhe rival, ku fituan me rezultatin 3-1. Në këtë fitore, padyshim që kontributin kryesorë e ka guineasi 18-vjeçar Oumar Kamara, i cili me tripletën e tij i dha fitoren të tijve.
KAMARA – Gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, guineasi 18-vjeçar Oumar Kamara u shpreh kështu: “Ndonëse ishte miqësore, e nisëm mbarë sezonin, pasi ja dolëm që ta mposhtnim Tërbunin me një fitore bindëse. Pjesën e parë, skuadra ishte e detyruar që të konsolidonte bashkëveprimin mes reparteve dhe futbollistëve. Imagjinoni, kemi vetëm 4 ditë që jemi stërvitur dhe për më tepër që skuadra është gati e ndërtuar nga e para. Golat që shënova ndaj Tërbunit, ndonëse në një takim miqësorë, për mua vlejnë shumë. Në sezonin e ri kam ambicien që të jem goleadori i Besëlidhjes. Deri në nisje të kampionatit, kemi kohë të mjaftueshme që skuadra të marrë ngarkesat e duhura në nga të gjitha aspektet, ndaj besoj se nën drejtimin e trajnerit të ri do ja dalim që deri në nisje të sezonit të jemi plotësisht gati. Besëlidhja edhe për sezonin e ri, si objektiv ka shpallur ngjitjen në Superiore dhe për këtë edhe ne jemi gati”, – tha 18-vjeçari guineas, Oumar Kamara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online