Bardhi: Keqardhje për pikët e lëna kundër Laçit, mbijetojmë në Superiore

Sulmuesi i Kastrioti, Patrik Bardhi ka folur sot për mikrofonin e “RTSH Sport”, ku ka folur për ndeshjen e kaluar kundër Laçit, sfidën e ardhshme përballë Flamurtarit dhe mbijetesën në Superiore. Në fjalën e tij, sulmuesi i ri tha:

NDESHJA KUNDËR LAÇIT – “Më vjen shumë keq që kemi lënë dy pikë. Luajtëm shumë mirë, por ishim pak si të përgjumur në pjesën e parë dhe kjo gjë në penalizoi. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë, por për fat të keq, nuk ia dolëm që të merrnim pikët e plota”.

NDESHJA KUNDËR FLAMURTARIT – “Çdo ndeshje për ne është shumë e vështirë, sidomos përballë Flamurtarit, që vjen nga një humbje. Ata do të kërkojnë të rikuperojnë pikët dhe do të jetë një ndeshje e luftuar.

MBIJETESA – “Besoj se do të qëndrojmë në Superligë, pasi kemi cilësi brenda skuadrës dhe kemi harmoni. Jo vetëm brenda fushave, por dhe jashtë saj, kemi relata shumë të mira dhe kjo gjë është shumë pozitive”,- përfundoi Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online