Bardhësi vrasëse në stadium bosh, Partizani nuk “arratiset”

0

Në një stadium të zbrazur, në kushte atmosferike të paqëndrueshme Kukësi dhe Partizani nuk shkuan më larg se një barazim 0-0, me skuadrat që ndajnë pikët. I shkon më shumë për shtat vendasve, por regjistrohet ndeshja e dytë pa fitore për skuadrën e kryeqytetasve, ndërkohë që kuksianët ndalen pas 3 fitoresh radhazi, nga një rival direkt.

Gega nuk kishte të gatshëm Asanin dhe kishte menduar për një surprizë në formacion, duke aktivizuar titullar Koten, duke lënë në stol Hebajn. Cungu i besonte të njëjtës skeme që i kishte arritur të merrte fitoren në tre ndeshjet e fundit, por me ndryshime nga takimi me Skënderbeun. E niste titullar Rexhinaldon në majën e sulmit, por dhe Shkodra zëvendësonte Dzarian, i cili mungonte për shkak kartonësh.

Ndeshja nisi disi më mirë për vendasit, të cilët regjistruan rastin e parë me Bardhin, por sulmuesi i “demave” nuk arriti do që të devijonte siç duhet harkimin e Trashit. Kuksianët u zgjuan me kalimin e minutave, por pa e vënë në vështirësi serioze skuadrën kryeqytetase, madje këta të fundit treguan dhe një herë se janë mjaft të frikshëm në kundërsulmet e tyre, por finalizimi mbetet problem.

Kur ishte mbushur gjysmë ore lojë, Shameti pati një përplasje me Bardhin në zonën e Frashrit, me sulmuesin e Partizanit që pretendoi për një 11-metërsh, por nuk ndante të njëjtin mendim gjyqtari. Pas atij episodi ishim verilindorët, të cilët nisin që të krijonin më shumë raste për shënim, me Ethemin dhe Rexhinaldon që filluan të godisnin në portën e Hoxhës, por në tentativën e tetovarit ishte “gardiani” vendas që i tha “jo”, ndërsa sulmuesi nga Mozambiku nuk e shfrytëzoi as hapësirën që i la mbrojtja e “demave”.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç përfundoi e para, me Kukësi më kërkues, ndërsa të kuqtë ishin shumë të disiplinuar në mbrojtje. Verilindorët, duke e pasur të vështirë të gjenin hapësira, nisin që të neonin nga distanca, me Shkodrën e Kordeiron që e vunë në vështirësi portierin vendas, por pa mundur që të mposhtin Hoxhën. Shumë pak një mundësi e Bardhit për të shënuar golin e avantazhit për vendasit, por Gega mendoi që të shtonte forcën sulmuese. Hebaj dhe Kardozo sollën më shumë freski, me shkodranin që rrezikoi që në të parin rast që pati.

Partizani arrin që të ruajë diferencën me Kukësin, ndërsa verilindorët shkojnë në vendin e dytë me 31 pikë, por përkohësisht. Një rezultat që nuk kënaq asnjërën skuadër, pasi kuksianët nuk arritën që të ngushtonin diferencën me vendin e parë, ndërsa “demat” i japin asist Skënderbeut dhe Teutës që të afrohen në klasifikim.

Kategoria Superiore – Java 17

E premte, më 14 dhjetor 2018, ora 18:00

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI 0-0 KUKËSI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote (Kardozo 86′), Telushi, Mala (Kalari 90+4′), Bardhi, Mensah (Hebaj 74′). Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhika, Çinari, Bitri, So Uk.

Kukësi: Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Maliki (Rrumbullaku 90+4′), Shkodra, Limaj, Uilliam, Ethemi, Çyrbja (Kalaja 86′), Rexhinaldo (Shpehar 90+4′). Trajner: Armando Cungu.  Të gatshëm: Maloku, Qaqi, Zguro, Selimi.

Kartonë të verdhë: Telushi 9′, Ibrahimi 33′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi, Nertil Bregasi.  Gjyqtarë linje: Eldorjan Hamiti, Andi Koçi.

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Airanit Lulai.

 

DIREKT

78’ – Hebaj mjaft aktiv që në prekjen e parë të topit, pasi goditja e ti shkoi ngjitur me shtyllën e portës së Kukësit.

70‘ – Kordeiro provon me një goditje të befasishme, megjithatë me mjaft vështirësi Alban Hoxha grushton me shumë vështirësi topin, duke e çuar në këndore.

58’ – Shkodra godet saktë nga një goditje dënimi, në një pozicion ballor me portën, por Alban Hoxha kupton krahun dhe arrin që të presë i sigurt topin.

56’ – Bardhi provon me një goditje qendrore, Frashëri neutralizon rrezikun.

49’ – Kordeiro tenton me një të majtë në një pozicion diagonal me portën, por Hoxha grushton me jo pak vështirësi.

44′ – Pas një harkimi nga e majta, Rexhinaldo i shpëton mbulimit të mbrojtjes së Partizanit dhe godet me kokë, por 29-vjeçari nuk gjen dot portën e Albana Hoxhës.

35’ – Ethemi shkarkon të djathin, por Hoxha është mjaft pozicional duke grushtuar dhe goditjen e parë të Kukësit në kuadratin e portës së “demave”.

33’ – Shkodra provon nga një goditje dënimi, duke shërbyer rrafsh me tokën për Ethemin, i cili në pamundësi për të goditur fton shokët e skuadrës, por mbrojtja e Partizanit është e vendosur mirë dhe largon rrezikun.

30’ – Bardhi rrëzohet brenda zone dhe pretendon për 11-metërsh, por nuk ndan të njëjtin mendim me të gjyqtari, i cili e konsideron ndërhyrjen e pastër.

20’ – Kukësi provon që të rrezikojë përmes një skeme, por nuk realizohet ashti siç duhet nga verilindorët, duke i krijuar mundësinë vendasve që të kundërsulmonin dhe të rrezikonin me Bardhin. Sulmuesi demave goditi bukur me kokë, por pa mundur që të gjejë kuadratin e portës.

3’ – Trashi harkon nga e majta, por Bardhi nuk arrin dot që të devijojë saktë, me topin që shkon disa metra mbi kuadrat, ndonëse shumë pranë portës së Frashërit.

1′ – NIS NDESHJA!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.