Barcelona për rekord, gjysmë miliardë euro në rroga

Barcelona kryeson renditjen e klubeve me pagat më të mëdha në planet. Në një studim të bërë nga kompania e auditmit “KPMG”, është zbuluar se katalanasit shpenzuan 562 milionë  euro për rroga gjatë vitit 2018.

Barcelona bëhet klubi i parë në histori që fatura e rrogave e kalon shifrën e 500 milionë eurove në vit. Ardhja në klub e blerjeve të reja si Filipe Kutinjo dhe Usman Dembele ka sjellë një rritje prej 42% nga viti i kaluar.

Kur përmendim shifra kaq të mëdha, s’mund të harrojmë as Lionel Mesi, i cili është lojtari më i paguar në planet. Sipas dokumenteve sekrete të zbuluara nga “Football Leaks” në vitin 2017, “pleshti” përfiton 105 milionë euro në sezon. Një shumë marramendëse kjo, që e veçon dhe nga Kristiano Ronaldo, i cili përfiton 70 milionë euro në sezon nga kontrata e tij e re me Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online