Barcelona nuk ngre kokë as në Madrid

Barcelona në krizë totale, mesfushë inekzistente dhe depresion total pas Nejmarit. Reali dominon dhe fiton me meritë…

Është ende mesi i muajit gusht, duken si miqësore verore, por ndërkohë Reali i Madridit i ka dhënë një mesazh të fortë Spanjës dhe Europës: Mbreti nuk ka ndryshuar, por duket edhe më i fortë! Kampionët e Europës fituan të shtunën në Barcelonë dhe bënë të njëjtën gjë mbrëmë, duke mposhtur 2-0 Barcelonën dhe duke dominuar totalisht.

Mungonte Kristiano Ronaldo, pasi pezullimi i tij prej 5 ndeshjesh mbeti në fuqi, por duket qartë që në këtë moment Zinedin Zidan nuk ka nevojë për portugezin, i cili do të duhet të jetë i freskët kur atmosfera të nxehet. Mbrëmë atmosferën e nxehu vetëm Reali, që bëri atë që dëshironte, shënoi 2 gola në pjesën e parë, kontrolloi qetësisht lojën dhe në pjesën e dytë pati luksin të hidhte në fushë edhe disa të rinj. Gjithçka funksionon si një orë zvicerane, diferencat mes veteranëve dhe të rinjve si Asensio nuk duken dhe shënoi edhe Benzema, që kishte kohë me “pushime”.


Kriza e Barcelonës – Duhet blerë, urgjentisht, pa asnjë justifikim. Largimi i Nejmarit ka dobësuar ndjeshëm Barcelonën në çdo drejtim, por sidomos psikologjikisht. Nëse në vajtje katalanasit ishin në lojë deri në fund, dje u dorëzuan para kohe dhe dukej sikur prisnin me padurim fundin e takimit. Përtej mungesës së Nejmarit, në mesfushë mungonte trashëgimtari i Çavit dhe loja nuk kishte fare organizim e stabilitet, në një kohë që Kros e Modriç zbaviteshin në krahun tjetër. Nëse Reali po hedh në fushë gjithnjë e më shpesh lojtarë U-23, me shumë sukses, te Barça të rinjtë duken si peshq pa ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online