Shënon Atsina, Vllaznia fiton në errësirë ndaj Tërbunit

Ndeshja Vllaznia – Tërbuni, e cila ka nisur në ora 18:00, është luajtur në kushte të vështira shikueshmërie në fundin e saj. Dhe kjo për shkak të errësirës që pllakosi mbi fushën e “Reshit Rusit”. Sepse prozhektorët e dobët nuk arritën ta përballojnë atë dhe ndriçonin vetëm një pjesë të fushës. Megjithatë Vllaznia e fitoi ndeshjen me golin e ganezit Atsina në të 26’. Loja e lidhur, korrekte dhe e mobilizuar që paraqiti në fushë Tërbuni ia bëri disi të vështirë kuqebluve gjetjen e rrugës së rrjetes. Edhe një tjetër gol i realizuar nga Vllaznia dhe pikërisht po nga ganezi Atsina u anulua nga kryesor shkodran Dragusha.

Vllaznia – Tërbuni 1-0

Shënues: Atsina 26’

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Çinari, Atsina U aktivizuan: Sherri, Kruja, Marku, Isufi, Miloti, Pusi, Gilmor, Brahimi Trajner: A.Cungu

Tërbuni: Rexhepi, Rustemi, Beci, Bala, Prendi, Pepa, Mezini, Janot, Toku, Nimani, Shaba. U aktivizuan: Shytani, Zagani, Saliaj, Blinishta, Ujka, Puka, Galica Trajner: K.Krepi

Gjyqtarë: B. Dragusha, F. Thorja, L. Jubani (Shkodër)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online