Barcelona është ende duke marrë veten nga tronditja e largimit të Nejmarit, i cili shihej si e ardhmja e klubit, por 222 milionë euro krijojnë mundësinë e blerjes së një apo më shumë lojtarëve cilësorë.
Duhet një lojtar klasi, por edhe i ri, tipare që i plotësojnë disa emra: Dibala, Filipe Kutinjo, Mbape e Dembele.
Në Spanjë raportojnë se Mesi do Dibalan, por Juve nuk e lëshon pa 120 milionë euro.
Kutinjo deklarohet i pashitshëm nga Liverpuli, që nuk e lëshon as për 100 milionë, çmim i vendosur edhe nga Dortmundi për Dembelenë.
Mbapé? Çmenduri, francezi vlen mbi 150 milionë euro.
Treg absurd, falë sheikëve e rusëve, por jo vetëm atyre, sepse rekordet në merkato shpesh i vendos Reali, apo klubet angleze.