Barça ia hedh paq, shorti i çerekfinales e çon në Andaluzi

Barcelona nuk do të eliminohet nga turneu i Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase rrezikonte përjashtimin nga ky kompeticion, pasi aktivizimit të mbrojtësit Huan “Çumi” Brandaiz në takimin e parë të turit të 1/16-ave. Lojtari i ekipit rezervë kishte plotësuar numrin e kartonëve me skuadrën B dhe i duhej të shlyente pezullimin.

Megjithatë në fund federata spanjolle ka vendosur në favor të klubit katalanas, pasi ankesa e depozituar nga Levante e kishte kaluar afatin prej 48 orësh, që ekziston për të tilla çështja, e si rrjedhojë ankimi i klubit nga qyteti i Valencias u shpall i pavlefshëm.

Ndërkaq, në shortin e orës 6 të pasdites, Barcelona mësoi se kundërshtari në çerek finales e Kupës së Mbretit do të jetë Sevija. Duhet përmendur se ishte pikërisht skuadra andaluziane ajo që i priti katalanasit në finalen e edicionet të kaluar, që u fitua nga Barcelona me rezultatin e thellë 5 – 0.

NDESHJET E FAZËS ÇEREKFINALE TË “COPA DEL REY”

Real Madrid – Zhirona

Getafe – Valencia

Sevija – Barcelona

Espanjol  – Real Betis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *