Pronarët e klubit belg të Gentit janë duke “fërkuar duart”, pasi kanë në dorë një talent të rrallë. Bëhet fjalë për gjeorgjianin Giorgi Çakvedatze, paraqitjet e të cilit kanë tëhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare nëpër Europë.
Çakvetadze është vetëm 19-vjeç dhe është një mesfushor me tipare sulmuese që ka një raport mjaft të mirë me golin. Një produkt i dalë nga akademia e Dinamo Tbilisit, gjeorgjiani u ble nga belgët e Gentit në verën e 2017-ës në një marrëveshje kosto e secilës i kaloi një milionë e gjysmë eurot, shifër kjo e padëgjuar më parë për një lojtar nga një kampionat modest si ai i Gjeorgjisë.
El gol de Chakvetadze ante Andorra. pic.twitter.com/MNCfV9yPSv
— Irati Prat (@IratiPratSC) November 15, 2018
Përshtatja me futbollin belg nuk qe dhe aq e lehtë. Në sezonin e parë qëndroi më së shumti në stol, por kë sezon është një histori krejt ndryshe. Katër gola dhe dy asiste në 15 ndeshje, si dhe titullar në kombëtaren gjeorgjiane ku shënoi golin e fitores në sfidën ndaj Andorrës. Sipas medieve belgeve, ofertat e para për të kanë ardhur. Ndërkohë, që interes kanë shfaqur dhe klube elitare si Barcelona dhe Bajerni i Mynihut.