Baloteli ndërron destinacion, bën gati rikthimin e bujshëm

0

Mario Baloteli është një ndër emrat më të përfolur të merkatos së janarit. Italiani, i cili e ka vendosur tashmë që do të largohet nga Nica, fillimisht u mendua se do të kalonte te Olimpiku i Marsejës.

Gjithsesi, në raportitem e fundit në Francë, thuhet se sulmuesi nuk do të kalojë në Marsejë dhe duket se destinacioni i tij do të jetë diku tjetër. Së fundmi, është hapur pista e rikthimit në Serie A, teksa “Tuttosport” dhe “Rai”, kanë raportuar se Parma, Sampdoria e Sasuolo kanë shfaqur interes të madh për Balotelin.

Pritet për t’u parë vendimi që italiani do të marrë, por gjasat janë të shumta që një rikthim i tij në Serie A të ndodhë. Kujtojmë, 28-vjeçari ka luajtur më parë me fanllën e Interit dhe Milanit në futbollin italian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.