Bakajoko u vonua për arsye qesharake, edhe kjo i duhej Milanit!

Vonesa e Timue Bakajoko në stërvitjen e ditës së djeshme shkaktoi një tërmet të vërtetë në ekipin e Milanit, me Gatuzon që dënoi të gjithë ekipin me grumbullim deri në ditën e ndeshjes ndaj Bolonjës.

Franezi u vonua më shumë se një orë, por arsyeja e vonëses nuk u mor vesh kurrë, të paktën deri disa çaste më parë. Bakajoko, i pyetur nga “calciomercato.com”, ka zbuluar arsyen e vonesës. Mesfushori tha se makina e tij kishte mbetur pa karburant.

Besojeni apo jo, kjo ishte arsyeja që dha 24-vjeçari. Të jesh një ndër lojtarët më të paguar në Serie A dhe të justifikohesh me faktin që makina mbeti pa karburant, ndoshta Bakajoko nuk e ka menduar të marrë një taksi ose të telefonojë klubin për të justifikuar vonesën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online