Bajerni publikon listën e Champions-it, ka vend edhe për mesfushorin shqiptar

Teksa kompeticioni më prestigjioz i futbollit evropian është vetëm 2 javë larg, ekipet pjesëmarrëse kanë filluar publikimin e listave të lojtarëve. Ditën e sotme Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar listën me 32 lojtarë për sezonin 2018/2019 të Champions-it.

Në listën e klubit bavarez bie në sy dhe emri i mesfushorit me origjinë shqiptare Meritan Shabani. Mesfushori 19-vjeçar përligji besimin e Jup Hajnkes në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar dhe që prej atëherë stërvitet rregullisht me ekipin e parë, ndërsa minutat i merr te skuadra rezervë.

Shabani është një ndër talentet për të cilin ka një “përplasje” midis federatave të Shqipërisë dhe Kosovës. Të dyja palët po mundohen të joshin lojtarin, ndërsa pritet që vendimi i tij përfundimtar të jetë çështje javësh.

https://www.instagram.com/p/BnWXFA8AN8C/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online