Bajerni në proçes rinovimi, largohet veterani i radhës

Rafinja është lojtari i radhës që ikën nga Mynihu. Mbrojtësi 33-vjeçar largohet kështu pas tetë viteve në “Allianz Arena”, ku arriti të fitonte plot 16 trofe. Kulmi ishte në vitin 2013, ku u arrit tripleta e parë dhe e fundit në historinë e Bajernit të Mynihut.

Braziliani në gjithë këto vite ka përfaqësuar lojtarin e përulur, që punon vazhdimisht për ekipin dhe nuk e ka problem edhe nëse emri i tij nuk dëgjohet. Një futbollist që arrin ta kapërdijë dhimbjen e stolit dhe përgjigjet me punë për të zbritur në fushë që nga minuta e parë.

Rafinja sot nëpërmjet një konference për shtyp ka zyrtarizuar largimin e tij nga Bajerni pas mbylljes së sezonit. Nuk ka munguar keqardhja në fjalët e tij, ku kujton edhe momentet me të bukura të karrierës në Mynih.

“Nuk mendoja se do të qëndroja kaq gjatë në Gjermani. Kanë qenë vite të mrekullueshme. Në fillim përshtatja ishte disi e vështirë, por më pas gjithçka ka shkuar shumë mirë. Tashmë jam një nënshtetas gjerman. Kam kaluar shumë momente spektakolare, por vitin 2013 nuk e ndrroj më asgjë. Ishte viti i tripletës. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë një familje e madhe. Do të më mungojnë shokët e ekipit dhe çdo gjë që më ka rrethuar këto vite këtu. Nuk e di se ku do të vazhdoj. Mund të luaj në Evropë, por mund të kthehem edhe në Brazil”, përfundoi Rafinja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online