Bajerni hap thesin, Hënes: Do rinovojmë ekipin. Rodrigez? Ja kush vendos

Bajerni i Mynihut do të bëjë një merkato të fuqishme në verë. Ekipi bavarez po lufton me Borusian e Dortmundit për fitimin e titullit të shtatë rresht në Gjermani. Djemtë e Kovaç ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh (60) me verdhezinjtë, por kryesojnë falë golavarazhit më të mirë.

Bordi drejtues i klubit ka miratuar fondin prej më shumë se 200 milionë eurosh për merkaton. Benxhamin Pavard i Shtutgartit dhe Lukas Hernandez i Atletikos së Madridit janë dy goditje e para, ndërsa ka nisur sulmi për transferimin e Timo Verner të Laipcigut në Mynih, sipas raportimeve të “Bild”.

Hernandez dhe Pavard

Ne jemi në procesin e rinovimit të ekipit. Ky është programi më i madh i investimeve që Bajerni ka patur ndonjëherë. Rodrigez? Nëse trajneri thotë se e dëshiron Hamesin në ekip sezonin e ardhshëm, ne do të paguajmë 42 milionë eurot për kartonin e tij. Kemi një mundësi për ta bërë diçka të tillë përpara muajit maj, por nuk kemi marrë akoma asnjë vendim”, është shprehur për “Goal”, Uli Hënes, presidenti i Bajernit.

Mosha mesatare e ekipit e ka kaluar shifrën 27 vjeç, duke e bërë kështu Bajernin ekipin më të vjetër në Bundesligë. Hudson Odoi i Çelsit është dëshira e madhe për krahët e sulmit, me 18-vjeçarin e Çelsit që do të zëvendësonte njërin prej Riberisë ose Robenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online