Bajerni ka kaluar me sukses transfertën e Athinës ndaj AEK-ut, teksa i kanë mjaftuar vetëm 3 minuta për të shënuar dy gola. Golat erdhën pak vonë për bavarezët, konkretisht në minutat 61 dhe 63. Pavarësisht golave të shënuar në pjesën e dytë, Bajern e dominoi thuajse të gjithë takimin. Tashmë bavarezët ngjiten në vendin e parë në grupin e tyre, në kuotën e 7 pikëve.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura edhe pse Bajern pati disa raste, por nuk mundi t’i konkretizonte. Në pjesën e dytë gjermanët erdhën më të vendosur dhe arritën të shënonin dy herë me anë të Havi Martinez dhe Robert Levandovskit. Kështu skuadra e Kovaç duket se e ka lënë përfundimisht pas krizën e javëve më parë.
Valencia nuk ka mundur të marrë fitoren e parë në Champions edhe ndaj Jang Bojs. Transferta zvicerane ishte shumë e vështirë për djemtë e trajnerit Marcelino. Spanjollët morën avantazhin të parët falë Batshuajit, por në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë arritën të barazonin shifrat me një penallti të ekzekutuar nga Horo dhe vetëm pritjet e njëpasnjëshme të portierit Neto i mohuan atyre përmbysjen e rezultatit.
AEK – Bajern 0 – 2
Shënues: Martinez 61’, Levandovski 63’
Jang Bojs – Valencia 1 – 1
Shënues: Horo 55’ (pen) / Batshuaji 26’