Bajern ka sjellë Pavard dhe Hernandes në mbrojtje, por nuk mjatfohen me kaq. Hënes dhe Rumenige synojnë të sjellin një mbrojtës të djathtë. Ata kanë një listë me disa emra, ndërkohë që kohët e fundit i është bashkuar edhe Kieran Tripier.
28-vjeçari dëshiron të largohet dhe Totenhem nuk e ndalon nëse vjen oferta e duhur. Bajerni dy francezët dëshiron t’i përdorë në qendër dhe Kimih ta kalojë në mesfushë. Në këtë situatë ardhja e një mbrojtsi të djathtë është një nevojë. Tripier do të ishte i gatshëm të zbarkonte në një klub aq ambicioz sa Bajern.
Anglezi nuk është objektivi i vetëm i gjermanëve në këtë pozicion. Benxhamin Henriks i Monako ka mrekulluar klubin nga Mynihu me aftësitë e tij. Një anë pozitive e 22-vjeçarit është se arrin të mbulojë edhe krahun e majtë. Mark Roka i Espanjol është një tjetë emër në listë.