Autogol dhe karton të kuq, Devolli triumfon në derbin kundër Maliqit

Skuadra e Devollit ka qenë ajo që ka triumfuar në derbin kundër Maliqit. Miqtë shënuan në minutën e 16’, duke kaluar në avantazh. Xaka devijoi topin në portën e tij dhe Devolli kalon në epërsi falë këtij autogoli.

Maliqi u mundua të reagojë dhe të shënojë, por loja pati shumë ndërprerje dhe faulle të ashpra. Kartonët në këtë ndeshje nuk munguan: Plot 7 të verdhë dhe një i kuq. Në minutën e 89’, Kame la skuadrën e Devollit me një futbollist më pak. Megjithatë, Maliqi nuk arriti të barazojë dhe Devolli mori tri pikët.

Kjo fitore e ngjit në kuotën e 40 pikëve dhe e afron Devollin me vendin e parë, që mbahet nga Shkumbini me vetëm një pikë më shumë. Ndërsa Maliqi shkëputet nga dy vendet e kreut, duke qëndruar në vend të tretë me vetëm 34 pikë.

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B (JAVA 26)

Maliqi – Devolli   0-1
Shënues: Xaka 16’ (ag)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online