Atletiko e pandalshme, gati të “rrëmbejë” trurin e Totenhemit

Atletiko Madrid është një ndër klubet më aktive në merkato. “Colchoneros” kanë ndryshuar shumë, emra të mëdhenj si Grizman e Godin janë larguar dhe të tjerë të talentuar janë bashkuar me ekipin e Simeones.

Revolucion i klubit madrilen, që tani synon një emër të madh për mesfushën. Ideja e fundit quhet Kristian Eriksen. “Mendoj se jam në një pikë të karrierës, ku më duhet të provoj diçka të re. Shpresoj që do të vendoset për diçka këtë verë. Ky është plani. Në futboll kurrë nuk e di se kur mund të merret një vendim i tillë”, u shpreh organizatori danez gjatë ditëve të para të qershorit.

Kontrata me Spurs i përfundon verën e ardhshme. Për rinovim nuk bëhet fjalë, kështu që klubi anglez është i detyruar ta shesë. As raporton se mes drejtuesve të klubeve ka patur një takim, duke konfirmuar nisjen e negociatave.

Totenhemi kërkon 60-70 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, shumë që Atletiko nuk e ka shumë problem. Për lojtarin viking u interesua edhe Reali. E ardhmja e tij mund të jetë Madridi dhe Eriksen është pranë transferimit tek Atletiko e Diego Simeones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online