Atanda: Do ia dal dhe me Rexhinaldon, gjithçka po shkon mirë

Mbrojtësi nigerian Sodik Atanda, ishte lojtari që foli para gazetarëve në prag të ndeshjes ndaj Kukësit. 25-vjeçari vlerësoi skuadrën për harmoninë që ekziston mes lojtarëve si dhe foli për përballjen me sulmuesin e Kukësit, Rexhinaldon, kundër të cilit ka luajtur dhe më parë

“Kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne punojmë së bashku dhe flasim gjatë gjithë kohës. Gjithçka po funksionon mirë, çka po tregohet dhe në fushën e lojës”.

“Ndryshe nga një edicion më parë kanë ndryshuar shumë gjëra. Kam pritur momentin tim. Pas bisedave me trajnerin më ka thënë se do të jepja dhe unë do të jepja kontributin tim. Me punë dhe përkushtim kam arritur që të jem këtu ku jam sot”.

“ Besoj se do ja dal mjaft mirë dhe me Rexhinaldon. Kam luajtur më parë kundër tij dhe është një lojtar shumë i mirë. I markoj më mirë lojtarët afrikan? Ndoshta gjuha dhe stili i tyre më ndihmon që t’i markoj më mirë. Ne në çdo ndeshje kemi detyra specifike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online