Asnjë kontakt dhe ftohje e dukshme, Demi largon Starovën?

Presidenti i Partizanit dhe këshilltari i tij nuk janë takuar që pas largimit të tij. Numri një i klubit nuk dëshiron që Moxhi të ketë ndërhyrje

“Starova do të dalë me mua në pension”, – shprehej presidenti Gaz Demi, për një prej njerëzve më të besuar të tij Sulejman Starovën. Numri një i klubit e ka mbajtur fjalën, pasi zyrtarisht ish-trajneri vazhdon të jetë pjesë e të kuqve edhe pas largimit nga pozicionin i trajnerit. Starova dha dorëheqjen pas eliminim nga Europa League, një vendim që ishte marrë para pjesëmarrjes në Europë. Megjithatë, nëse gjërat shkonin mirë dhe Partizani bënte surprizën, ku i dihej, Starova mund të mbetej në stol. Asnjë nga këto nuk ndodhi, por krejtësisht e kundërta, Partizani u eliminua në mënyrën më të keqe të mundshme dhe tifozët i dolën kundër trajnerit duke i kërkuar dorëheqjen. Numri një i stolit e bëri duke u tërhequr përsëri në prapaskenë, në rolin e këshilltarit. E gjitha kjo për shkak të marrëdhënieve të mira me presidentit Demi.

Në kampin e kuq po ndodh një revolucion i madh dhe Demi e ka ndarë mendjen për t’i besuar gjithçka Moxhit dhe “grupit” të tij. Përgjegjësitë i merr përsipër ai, sukseset dhe dështimet. Për momentin diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen në klubin e kuq, marrëdhënia e Demit me Starovën. Burime të sigurta pranë klubit të kuq tregojnë për “Sport Ekspres” se që pas largimit mes tyre janë ftohur marrëdhëniet, madje flitet për një largim të Starovës nga klubi.

MARRËDHËNIA – Demi e ka emëruar Starovën si këshilltar, por në kuadër të kësaj detyre, takimet e tyre dhe komunikimet kanë munguar. Kjo gjë ka rënë edhe në sytë e anëtarëve të tjerë të klubit. Presidenti e ka ndarë mendjen për t’i besuar gjithçka Moxhit dhe nuk do që të ketë ndërhyrje, apo “luftë të brendshme” në klub. Duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme, numri një i klubit nuk dëshiron që te të kuqtë të ketë probleme të brendshme. Zërat e fundit që kanë dalë nga klubi i kuq flasin për një krisje të fortë mes Demit dhe Starovës. Madje me shumë mundësi, ky i fundit mund të jetë larguar fare nga klubi i Partizanit. Në kushtet që flasim është një lëvizje e papritur në kampin e kuq, por me Moxhin në drejtim ka logjikë.

MUNDËSIA – Burime të sigurta brenda klubit të kuq flasin me siguri për prishjen e marrëdhënieve mes Demit dhe Starovës, madje guxojnë të shkojnë deri aty sa flasin për një largim të Starovës nga klubi i kuq. Ky është një detaj i vështirë të besohet, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Padyshim që një largim i tillë do të ishte i bujshëm, por edhe nëse Starova qëndron te Partizani, ndikimi që do të ketë do të jetë shumë i vogël.

One thought on “Asnjë kontakt dhe ftohje e dukshme, Demi largon Starovën?

  1. Gaz Demi, ky injorant dhe i pabese qe fryhet sikur pale cfare eshte. Laj borxhet dynjase o legen, mos u hap bythesh si bos se ky vend kaq eshte e te njeh mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *