Strakosha s’është më suprizë, te Lacio e kuptuan!

Përgatitësi atletik i mrekulluar. Lojtari mund të ishte larguar në janar, drejt Anglisë, por i ati vendosi ta këshillonte, pas bisedës me Igli Taren. Edhe Lotito u bind

Pas një sezoni shpërthyes, premtues dhe pasi tregoi se për vitet në vazhdim porta e Lacios mund të quhet e blinduar, ka ardhur momenti i kurorëzimit dhe afirmimit për Thomas Strakoshën, që ka lënë në stol përfundimisht Federko Marketin, i detyruar të largohet nga Roma. Në fakt, edhe kur u përmendën emra të tjerë, si Sirigu apo Perin, menjëherë, gardiani kuqezi do të dilte në deklaratën e tipit “nuk kemi nevojë për të tjerë, jemi mirë kaq sa jemi”.

Dhe, jo më kot Igli Tare luftoi ndaj Klaudio Lotitos, presidentit të Lacios, për ta bindur që Strakosha duhet të jetë portieri i parë dhe nuk duhet bërë gabimi si me Etrit Berishën. Edhe Adalberto Grixhioni, përgatitësi i portierëve te bardhekaltërit, në një prononcim të dhënë për mediet italiane, ka folur me elozhe për shqiptarin: “Është një surprizë e këndshme, duhet të rritet ende nga pikëpamja e personalitetit por luan i qetë, kjo i jep shumë besim shokëve të skuadrës. Një vit më parë nuk kishte asgjë për të humbur, hyri në fushë i qetë.

Meqë bëri një kampionat të mirë, pastaj skuadra e ndihmoi shumë, kjo ka rëndësi për një portier. Djaloshi ka cilësi, stërvitet mirë, është i vëmendshëm. Shpresojmë për mirë”, përfundoi Grixhioni. Sakaq, Strakosha gjatë janarit u kërkua edhe nga klube angleze, mes tyre edhe Kardifi dhe Lids Junajtidi, por në fund vendosi të qëndronte në Romë, pasi i ati Foto Strakosha u sigurua nga Tare se te Lacio i biri do të ishte i rëndësishëm për projektin.

Ndërkohë, Thomasi vazhdon të jetë jashtë për probleme të vogla fizike, si dëmtimi në gju. Ai mungoi në miqësoren ndaj SPAL-it dhe dje ka qenë në klinikën “Padeia” në Romë për vizitën e specializuar. Nuk bëhet fjalë për asgjë shqetësuese apo serioze, ndaj edhe Simone Inzagi është i qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online