“Asnjë akord me Rabiot dhe asnjë thyerje rregullash”

Marrëdhëniet e Adrien Rabiot me PSG janë të ngrira prej kohësh, ndërkohë që mesfushori nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, që skadon në verën e ardhshme. Për të interesohen shumë klube europiane me Barcelonën mbi të gjitha.

Mediat franceze transmetuan lajmin e arritjes së një akordi mes francezit dhe Barcelonës, ndërsa firma pritet të vijë në ditët e para të janarit. Katalanasit kanë reaguar pas këtij lajmi me anë të një komunikate zyrtare. Asgjë nuk është e vërtetë, i vërtetë është vetëm interesimi i klubit spanjoll për 23-vjeçarin, por nuk ka akord mes palësh.

Pas lajmeve të dala në Francë, Barcelona konfirmon se nuk ka shkelur asnjë rregull lidhur me formën e lojtarit të PSG. Kontaktet e vetme janë bërë në muajin gusht dhe ato të tashmet, përpara një jave. Në të dyja rastet, kontakti është bërë më drejtuesit sportivë të PSG për të treguar interesimin e Barcelonës për Adrien Rabiot. Klubi ynë gjithmonë ka dashur të punojë me transparencën më të madhe me PSG dhe çdo klub tjetër. Barcelona mohon çdo lloj marrëveshje me lojtarin e PSG, Adrien Rabiot”, përfundon komunikata zyrtare e klubit katalanas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online