Akord me dashurinë e parë, “profeti” rikthehet në shtëpi

0

Hernanes ishte një nga goditjet e para të mëdha të Igli Tares si drejtor sportiv i Lacios. Shqiptari transferoi brazilianin nga Sao Paolo në gushtin e vitit 2010 për shumën e 11 milionë eurove.

Mesfushori ofensiv zhvilloi sezone pozitive në kryeqytetin italian, ndërsa më pas erdhën kalimet tek Interi, Juventusi dhe eksperienca kineze me Hebei Fortune.

33-vjeçari e ka mbyllur me Kinën dhe ka arritur akordin me një klub të ri, që në fakt është klubi i parë në karrierë i lojtarit. Hernanes është rikthyer në vendlindje dhe ka firmosur kontratën e re me Sao Paolon, ekipin më të cilin u bë i famshëm.

Zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur nga vetë klubi brazilian, që ka postuar në faqen e saj në rrjetet sociale akordin me Hernanes, ose i njohur ndryshe si “Profeti”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.